Sheshi “Maqedonia” nuk do të riemrohet

0

Sheshi qendror në Shkup edhe më tej do ta mbanë emrin “Maqedonia” dhe nuk do të përfshihet në riemërtimin e institucioneve në përputhje me ndryshimet kushtetuese. Nga Qeveria për javoren “Fokus” konfirmojnë se emri sheshit mbetet i njejtë.

“Në përputhje me Marrëveshjen e Prespës sheshi do ta mbanë emrin e njejtë”, thonë nga atje.

Kjj sqarohet me argumentin se Greqia nuk e ka të drejtën ekskluzive për këtë term.

Ndërkohë po mbaronë procedura për riemërimin e institucioneve. Në përputhje me marrëveshjen gjitha institucionet të cilat finansohen nga shteti, duhet të përshtaten dhe të ndjekin frymën e marrëveshjes me Greqinë.