Antonio Banderas ndërron stilin e jetës pas sulmit në zemër

0

Dihet shumë pak se aktori i famshëm Antonio Banderas kishte luftuar për jetën dy vjet më parë.

Ai ishte shëruar me sukses nga një atak në zemër, por është ende vigjilent dhe i vetëdijshëm se problemet me zemrën janë çështje serioze që nuk pushojnë.

“E dija se shëndeti im është kompromentuar seriozisht, kam problem me zemër, por dy vjet më parë kur kam pasur sulm, e pashë këtë shumë qartë. Vdekja ishte e vërtetë”, tha aktori.

Ai shton se shëndeti e detyroi të ndryshojë seriozisht mënyrën e tij të jetesës.

“Braktisa duhanin. Nisa të merrem me sport. Marr barnat e përshkruar nga mjekët. Mendova të punoj më pak, por pastaj ndërrova mendjen, pasi puna më mungonte në jetë. Gjendja ime natyrale është lodhja, por unë arrij t’ia dalë  shumë mirë”, pohon Banderas.

Përveç duhanit, Antonio ka vendosur të ndryshojë mjedisin jetësor, dhe me partnerin aktual Nicole Kimpel, në vend të Kalifornisë, jetojnë në një zonë të qetë të Londrës. Përveç saj, Antonio ka një pronë në vendlindjen e tij në Spanjë, si dhe një apartament luksoz në Nju Jork.