Deklaratë: 11 zjarre në 24 orët e fundit në Strugës, dyshohet zjarrëvënje e qëllimshme!

0

Vetëm 24 orët e fundit qyteti I Strugës është përballur me 11 zjarre, ku rasti më I vështirë ka qënë në Pohum-Dollogozhdë ku zjarri sillte rrezikshmëri të lartë për të dy fshatrat, por me ndërhyrjen e njsive zjarrëfikse kjo vatër zjarri është vënë në kontroll.
Për këtë aksion, janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet zjarrëfikse, por terreni I vështirë bëri të pa mundur intervenimin me mjete, kështu që 15 persona pjesë e personelit të njesisë zjarrëfikse kanë intervenuar në mënyrë direkte fizike. Zjarrëfiksit kanë punuar gjatë gjithë natës, pa ndërprerje, për të vënë në kontroll gjendjen e vatrës së zjarrit. Gjithashtu e njëjta tashmë nuk siell rrezik për fshatrat përkatës. Ndihmë për këtë situatë emergjente ka ofruar dhe Np Komunale duke dërguar mjetë shtesë për zjarrëfikësit.
Momentalisht në rrethinat e Strugës, ka rreth 3 zjarre aktive për të cilët punohet me kapacitet të plot për shuarjen e tyre. Ku rasti më I vështirë I ndërhyrjes është në Borovec ku ende po intervenohet.
Zjarr ka pasur dhe në deponinë e Llabunishtës, ku dhe aty njesia zjarrëfikse ka intervenuar për shuarjen e plotë të zjarrit.
Për situatat e deritanishme, dyshohet se shkak i zjarreve është faktori njëri, për të cilët është depozituar padi pran Policisë së Strugës, për hetime dhe verifikime të mëntejshme.
Për çdo situatë njesia zjarrëfikse do punojë me kapacitet të plotë dhe burime shtesë.