Xhaferi-Serra: Spanja ka qëndrime solide për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shkup, Emilio Lorenzo Serra.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, ambasadori i uroi Xhaferit për suksesin në miratimin e suksesshëm të amendamenteve kushtetuese të cilat e hapën rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut të mund të vazhdojë me procesin e integrimit në NATO.

Kryetari Xhaferi gjatë bisedës e informoi bashkëbiseduesin edhe për aktivitetet rrjedhëse në shtëpinë ligjvënëse dhe e siguroi se Kuvendi do të vazhdojë deri në fund t’i përmbushë obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja me Greqinë.

Lorenzo theksoi se Mbretëria e Spanjës ka qëndrime solide për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në qëllimet e saj strategjike të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe e bashkësisë së NATO-s.

Takimi u mbajt në suazat e takimeve të parashikuara me ambasadorët e vendeve të cilat veç më janë anëtare në NATO.