Ronaldo rikthehet në Kombëtaren e Portugalisë, për herë të parë që prej Botërorit

0

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Kombëtaren e Portugalisë për herë të parë që prej Kupës së Botës verën e kaluar në Rusi.

Ronaldo nuk ishte përfshirë në skuadrën e Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Polonisë dhe Italisë në shtator dhe nëntor.
Megjithatë, superylli i Juventusit është përfshirë në ekipin kombëtar nga trajneri Fernando Santos për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Ukrainës dhe Serbisë të premten.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë dhe futbollisti më me së shumti paraqitje për Portugalinë, me 154 paraqitje dhe 85 gola.

Portugalia ndeshet me Ukrainën më 22 mars dhe me Serbinë më 25 mars.