Bekteshi: Anëtarësimi në NATO siguron stabilitetin e vendit dhe kontribon në rritjen e investimeve

0

Agjenda për Reformat Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë sfidat dhe mundësitë që ofron ajo , ishin në fokus të takimit të punës të Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe anëtarëve të Delegacionit të Nënkomitetit për Tranzicion dhe Zhvillim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga nënkryetari Mateo Luigi Bjanki, i cili qëndroi për vizitë dy-ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione lidhur me situatën ekonomike në vend, investimet e huaja direkte dhe politikat e krijuara nga Qeveria për tërheqjen e tyre, si dhe ndikimi dhe stabiliteti i vendit në nivelin e investimeve ekzistuese dhe potenciale.

Ministri Bektesi theksoi se anëtarësimi në NATO siguron stabilitetin dhe sigurinë e vendit, i cili kontribuoi në një rritje rekorde  të investimeve prej mbi 624 milion euro, shumica prej të cilave janë nga BE-ja, SHBA-të dhe Turqia, e cila hap dyert për punësime të reja me paga të mira , rritjen e standardit të jetesës dhe rritjen graduale ekonomike.

Delegacioni shfaqi interes në sektorët prioritarë që do tu jepet rëndësi të veçantë në periudhën e ardhshme dhe që do të tregojnë përparim, një ekonomi të fuqishme dhe perspektiva të reja për të rinjtë. Sipas Bekteshit, në qendër të  vëmendjes është energjetika, industria dhe investimet, por duke pasur parasysh faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i vogël, anëtarësimi në asociacione të mëdha do të thotë stabilitet ekonomik dhe politik, i cili do të reflektohet në të gjitha sferat e jetës.

Ministri Bekteshi falenderoi për vizitën nënkomitetin për tranzcion dhe zhvillim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili po zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë,  tashmë kur 8 vende anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut , duke shprehur mbështetje për perspektivat eurotantike të vendit.