“Më i fuqishëm se graviteti”: Mercedes demonstron aftësitë e G-Class, në një digë në Argjentinë (Video)

0

Për katër dekada ne e dimë: Mercedes G-Class mund të shkojë atje ku mund të shkojnë rrallë vetura, për të mos thënë asnjë.

Dhe brezi i ri i Geländewagen vazhdon traditën e paraardhësve, të cilën gjë Mercedes vendosi të tregojë në praktikë, shkruajnë mediat e huaja.

Për të provuar superioritetin e G-Class, Mercedes vendosi të ecte përmes digës Punta Negra, të ndërtuar katër vjet më parë.

Diga ndodhet në Argjentinë, në lumin San Juan, 24 kilometra në perëndim të qytetit me të njëjtin emër. Lartësia e digës është 101 metra dhe shtrihet në 700 metra.

Dhe heroi i videoklipit është një Mercedes G 350d që kaloi pa probleme përgjatë “shpatit të betonuar”.

Kur u pyetën “pse”, kompania thjesht u përgjigj: “Për shkak se është një klasë G. Mund të ketë vende që nuk janë të arritshme për të tjerët, madje edhe në ëndrrat e tyre më të çmendura”.