Ballina SHËNDETSI Modeli më i madh nga AMG, më në fund ka pësuar përditësimet...

Modeli më i madh nga AMG, më në fund ka pësuar përditësimet e domosdoshme Që kur është lansuar më 2013, Mercedes-AMG GLS, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm, duke bërë që kërkesa të bie për të, sepse jo shumë njerëz do investonin mbi 100 mijë dollarë, për një veturë që nuk ofron risitë e kohës, transmeton Telegrafi. Mirëpo, reporterët që merren me makinat e reja, pretendojnë se e kanë parë versionin e ri të AMG GLS 63, që ka shtatë ulëse, teksa testohej me një shtresë të madh kamuflazhi. Kjo nuk ka mjaftuar, që të shihen shumë rifreskime që i janë bërë, së paku ne eksterier. Bie në sy grilli AMG Panamericana, që është parë te makinat e fundit të kësaj linje, si dhe dritat e reja në të dy anët. Ndryshime besohet se ka pësuar edhe nën kapak, ku mund të jetë vendosur motori me 600 kuaj fuqi, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë më shpejtë se aktuali që e arrin për 4.5 sekonda. Ende nuk dihet se kur mund të prezantohet, por meqë duket se është gati për prodhim, ky Mercedes-AMG GLS 63, pritet të shfaqet në Frankfurt Motor Shoë që zhvillohet gjatë muajit shtator. /Telegrafi/

0

 

  • Është thuajse e pamundur sot ta gjeni dikë që mendon se pirja e duhanit është gjë e mirë për shëndetin.

Ka studime të panumërta shkencore rreth problemit të pirjes së duhanit dhe shumë projekte sociale janë duke e luftuar këtë problem.

Por, fatkeqësisht, ata që e pinë duhanin e kanë tejet të vështirë ta lënë atë.

Varësia nga nikotina është sëmundje (jo shprehi, siç mendojnë disa) dhe si e tillë duhet të trajtohet.

Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta largoni këtë varësi të keqe dhe ta bëni një jetë më të shëndetshme.

– Filloni ngadalë. Përcaktojeni momentin specifik se kur do ta pini cigaren e fundit. Përpiquni ta gjeni një kohë kur nuk keni situata stresuese (si teste, ndërrim të punës, etj.)

– Pastrojeni shtëpinë. Hidhni në bërllok taket, çakmakët dhe të gjitha cigaret që i keni. Nëse keni në familje njerëz që pinë duhan, kërkoni nga ta që t’jua respektojnë vendimin dhe të përpiqen të mos pinë duhan kur janë afër jush.

– Në momentin që e ndjeni nevojën për ta ndezur një cigare, pijeni një gotë ujë.

– Ndaloni konsumimin e kafesë, të paktën në fillim. Ka shumë shanse që jeni mësuar ta pini kafen me cigare, andaj edhe rrezikoni të keni nevojë më të madhe për ta ndezur një kur pini kafe.

– Përpiquni t’i analizoni rrethanat kur keni pirë më së shumti duhan dhe mundohuni t’i shmangni ato.

– Nëse mendoni se nuk jeni duke mundur ta luftoni më dëshirën për ta ndezur një, vetëm pastroni dhëmbët dhe gojën me ujë të ftohët. Nëse mundeni, pijeni edhe një gotë qumësht. Pas kryerjes së këtyre gjërave, njerëzve zakonisht u ikë dëshira për ta ndezur cigaren.