Armand Braho për ngjarjen në Tiranë: Sistem i palarë, që komandohet nga njerëz të pistë!

0

Efektet e një sitemi të korruptuar.

Pamjet e sotm në Kryeqytet, që tronditën mbar opinionin publik, qytetarët nxierreshin nga shtëpitë e tyre, nga Përmbaruesit Gjyqësor në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe ku gjoja eksekutohej një vendim I formës së prerë I Gjykatës. Këto pamje na treguan dhe një herë që shteti ende nuk po funksionon. Edhe pse nuk jam në brëndësi të rastit, e kuptoj fare mirë situatën, sidomos me pronat dhe vendimet e Gjykatave në Shqipëri. Ky sistem i palarë, që komandohet nga njerëz të pistë, që çdo ditë abuzon me qytetarët dhe në këtë rast e përdor fuqinë që i jep ligji për të dëmtuar dikë.

Kur mbi 90% e punonjësve të drejtësisë po na dalin të përlyer dhe po pastrohen nga sistemi, pse në këtë rast unë të bësoj që ai vendim është marrë në rrugë ligjore, nga Gjyqtarë të ndershëm?
Po në rastin se nesër del një vendim tjetër gjykate dhe hedh poshtë këtë paçavure, mjafton një “me fal”?  Personalisht jam i tronditur për pamjet e sotme, sepse e di qart që të gjithë ata gjyqtarë janë të korruptuar, të pa shkolluar, të pa edukatë dhe më tepër jo humanë. Dhe kur them të gjithë, nuk përjashtoj asnjë, sepse njoh mirë shumë raste të ngjashme kur është vepruar njëjt.

Një parim thotë “Më mirë të mos dënosh 100 të fajshëm, sesa të dënosh një të pa fajshmëm”, dhe ai vendim sot dënoi shumë të pa fajshmë, këtë e kam bindje.
Dhe nuk e di si këta palo gjyqtarë, thjesht I lirojnë nga detyra kur I kapin me shkelje, as nuk I denojnë, as fillojnë ndo një proçedurë hetimore, por I thonë “Boll ke vjedhur, ik në shtëpi tani, të bëfshin mirë”. Kjo është drejtësia e leshit në Shqipëri?

Tek organizmat shtetërorë nuk kam më besim, po ishalla po bëjnë ndo gjë përfaqësit Diplomatike në vend. Ku dhe të shihet mënyra e marrjes së këtij vendimi mizor.

Nga Gazetari: Armand Braho