Në ditën e 8 marsit goditet me veturë një këmbësor 82 vjeçar nga Prilepi

0

Me 08.03.2019 në ora 12 është lajmëruar se në Prilep në rrugën “Sotka Gjorgioski” vetura e tipit “Golf” me targa nga Prilepi e drejtuar nga G.I.(44) nga Prilepi e ka goditur këmbësorin J.P.(82) nga Prilepi.

J.P. është lënduar rëndë, lëndime të konstatuara nga ana e mjekut të Spitalit të qytetit në Prilep.

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Prilep dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.