Autostrada Milladinovc-Shtip ende nuk është gati për qarkullim

0

Edhe për kundër informacioneve nëpër media se autostrada, që lidh kryeqytetin me lindjen e vendit duhet të lëshohet sot.  Nga LAMM thonë se qytetarët nuk duhen të vozisin në autostradën e re Milladinovc- Shtip derisa të kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe derisa zyrtarisht nuk lëshohet në veprim.

Autostrada Milladinovc-Shtip, pjesa Milladinovcv-Kadrifakovë dhe Kadrifakovë-Milladinovc nuk është e lëshuar për qarkullim. Në autostradë po kryehen kontrolle për arsye sigurie”,

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dje gjithashtu apeloi që të mos përdoret ausostrada.

Aktivitetet ndërtimore në autostradën Miladinovc – Shtip në të tre seksionet kanë përfunduar plotësisht. Autostrada është shumë e rëndësishme të lëshohet në përdorim dhe kjo do të ndodhë, por është më e rëndësishme që edhe një herë të kryhen kontrolle sigurie mbi të gjitha elementet e autostradës dhe kjo do të ndodhë në ditët në vijim,

në mënyrë që të sigurohet që të gjithë shoferët dhe qytetarët të jenë të sigurt, kur të ngasin në atë rruge. Do të lëshohet së shpejti, por apeloj, rruga derisa të mos lëshohet në përdorim, vozitësit ta shmangin atë”, thksoi Sugarevski.

Autostrada Milladinovc- Shtip filloi të ndërtohet në vitin 2014. Pas disa vonesave, duhej të ishte gati dhe të lëshohej në përdorim vjeshtën e kaluar.