Nuk ka ilaçe të mjaftueshme nëpër barnatoret e Maqedonisë

0

Ilaçe me recetë përsëri nuk ka në gjysmën e parë të muajit. Shpërndarja e re e kuotave nga Fondi për Sigurim Shëndetësor nuk e ka zgjidhur problemin. Qytetarët janë të revoltuar. Pensionistët thonë se janë të detyruar të ecin nga një farmaci në një farmaci në tjetër.

“Është e tmerrshme, pas datës pesë të muajit nuk mund të gjejë ilaçe. Ose vdis pse gjendu, nuk është humane, i paguajmë në mënyrë private”, thotë një pensionistë, njofton televizioni “Nova”.

Një qytetarë tjetër thotë se ka ilaçe, mirëpo mezi pretë që të vi data 1 që të blej ilaçe të cilat i shfrytëzon si terapi kronikale.

Në muajin shkurt, Fondi për Sigurim Shëndetësor i rriti kuotat në të gjitha barnatoret për shkak të sëmundjes së gripit. Edhe përkundër kësaj, edhe shitësit nëpër barnatore thonë se nuk ka mjaftueshëm ilaçe me recetë.