Ishte me temperaturë, vogëlushja ndërron jetë pasi nëna e la vetëm

0

Një vajzë e vogël trevjeçare është ndarë nga jeta pasi nëna e saj e harroi vetëm në vaskë.

Sipas njoftimit të policisë, Eve Blankenfeld ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi kishte qenë me shqetësime në spital.

Policia në qarkun Wise, SHBA njoftoi se vajza ishte lënë vetëm në vaskë nga e ëma e cila kishte shkuar të paloste disa rroba të lara.

Kur ajo u kthye në banjë, vogëlushja ishte me kokë poshtë në vaskë. Nëna i bëri frymëmarrje artificiale derisa erdhi ambulanca dhe fëmija u dërgua në spital ku më pas ndërroi edhe jetë.

Sipas, Fox 4, gruaja e kishte futur vajzën në vaskë pasi vogëlushja kishte pasur temperaturë të lartë dhe të vjella.