Mësohet agjenda e vizitës së Papa Françesku në Maqedoninë e Veriut

0

Zyra e shtypit të Selis së Shenjtë në Vatikan njoftoi sot programin për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë Veriore më 7 mars të vitit 2019. dhe do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Shën Nënës Terezë.

Është parashikuar që më 7 maj, Ati i Shenjtë të mbërrijë në Maqedoninë Veriore.

Pas pranimit të tij formal, Papa Françesku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, Ati i Shenjtë do të takohet me udhëheqës fetarë dhe njerëz të varfër.

Në programin e tij të vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë Veriore, Ati i Shenjtë parashikohet të mbaj një meshë të shenjtë dhe më pas të marrë pjesë në një takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë.

Ati i Shenjtë do të përfundojë udhëtimin e tij të 29-të në pasditen e 7 majit, duke mbajtur një takim me priftërinjtë, familjet e tyre, dhe njerëzit e përkushtuar të fesë, dhe pastaj do të kthehet në Romë.

Para Maqedonisë, Ati i Shenjtë do të vizitojë Republikën e Bullgarisë dhe qytetet e Sofjes dhe Rakovskit.