Qyteti i nëndheshëm turk që u zbulua rastësisht

0

Në vitin 1963, një person në rajonin e Kappadocia në Turqi po restauronte shtëpinë e tij, kur bëri një zbulim të pabesueshëm.

Ai gjeti një portë guri që të çonte në një shpellë dhe që të udhëhiqte drejt një qyteti nëntokësor, mijëra vjeçar dhe rreth 85 metra i thellë.

Janë 13 kate që zbresin në nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz.

Madje aty ka edhe gjurmë të qendrave religjioze, magazinë, kantinë vere dhe stalla për kafshët. Në nëntokë janë gjetur salla ngrënieje, kuzhina të nxira nga bloza, dyqane ushqimore, një shkollë, dhoma të shumta dhe madje edhe një bar.

Qyteti ka përfituar nga prania e një lumi të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët.

Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara.

Por të mendosh që një vepër e tillë është realizuar në një epokë shumë të largët, është e mahnitshme, e krahasueshme vetëm me piramidat e Egjiptit.

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 vjet para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.