Truri faktor kyç në sindromën e zemrës së thyer

0

Zemra juaj mund të dëmtohet pas një ngjarjeje të trishtuar që përjetoni dhe është pikërisht truri juaj që e shkakton këtë, sipas ekspertëve.

Shkencëtarët zvicerianë kanë marrë në shqyrtim njerëz që vuajnë nga gjendja e rrallë dhe e pazakontë e quajtur ‘sindroma e zemrës së thyer’.

Dobësimi dhe lodhja e zemrës ndodh papritmas, shpesh pas një ngjarjeje stresuese ose emocionale.

Dhe sipas studimit përgjigja e turit ndaj stresit luan rol.

E njohur si sindroma takotsubo, duke iu referuar formës së zemrës tek njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, që ngjan me një tenexhere japoneze më të njëjtin emër, sindroma e zemrës së thyer mund të shkaktohet nga tronditja.

Është ndryshe nga një atak në zemër i shkaktuar nga bllokimi i enëve të gjakut, por ka simptoma të ngjashme, përfshirë vështirësi në frymëmarrjen dhe dhimbje  gjoksi.

Shpesh, gjërat e dhimbshme që na ndodhin janë shkaku si vdekja  një personi të dashur, por edhe ngjarjet emocionuese si dasma apo fillimi i një punë të re, janë të lidhura me sidromën e zemrës së thyer.

Mund të jetë e përkohshme, ku zemra shërohet për disa ditë, javë apo muaj, por për disa të tjerë është vdekjeprurëse.

Shkaku i saktë nuk dihet por ekspertët besojnë se mund të lidhet me rritjen e niveleve të hormoneve të stresit, siç është adrenalina.

Jelena Ghadri dhe kolegët e saj në Spitalin Universitar të Zyrihut studiuan se çfarë ndodhte në trurin e pacientëve me sidromën e zemrës së thyer.

Skanimi i trurit tregoi dallime të dukshme krahasuar me skanimet e trurit tek 39 pacientë të shëndetshëm.

Dhe u vu re se kishte më pak komunikim ndërmjet rajoneve të trurit të përfshirë në kontrollimin e emocioneve dhe përgjigjeve të pavetëdijshme ose automatike të trupit, siç është rrahja e zemrës.

Këto zona të trurit janë ato që mendohet se kontrollojnë përgjigjen tonë ndaj stresit.

“Emocionet përpunohen në tru kështu që është e mundshme që sëmundja të fillojë në tru duke ndikuar nga lart-poshtë në zemër,”-tha  mjekia Ghadri.