Njëqind qytetet më të ndotura në botë

0

AirVisual ka publikuar listën e qyteteve më të ndotura në botë, ku nga Ballkani është vetëm një qytet.

Sipas CNN, vendi më i ndotur në Ballkan është Lukavac në Bosnjë e Hercegovinë që renditet në vendin 92.

Platforma ndërkombëtare është krijuar me qëllim të përcjelljes së ndotjes së ajrit në gjithë botën.

AirVisual la testuar ndotjen e ajrit në 3 mijë qytete të botës dhe ka krijuar listën e top 100 qyteteve më të ndotura.

Në mesin e 30 qyteteve të para në listë, 22 prej tyre janë nga India. Pavarësisht faktit se vendet e Azisë Juglindore janë më së tepërti të goditura nga ky fenomen, AirVisual thekson se ndotja është problem global.