Maqedoni, regjistrohen shtatë raste të reja nga fruthi

0

Nga Klinika për Sëmundje Infektive njoftojnë se dje janë regjistruar shtatë raste të reja nga epidemia e fruthit, një prej të cilëve është shtruar në spital. Bëhet fjalë për një 24-vjeçaren nga Kumanova, e cila nuk ka informacion për statusin e vaksinimit.

Në Klinikë, siç thonë nga atje, ka 31 pacientë, 15 prej të cilëve janë në moshën madhore dhe 16 janë fëmijë.

Një pacientë është në gjendje të rrezikut për jetë.

Në ambulanca janë kontrolluar edhe gjashtë pacientë të cilët janë lëshuar për mjekim shtëpiak, në mesin e të cilëve gjendet edhe një fëmijë shtatë vjeçar.