Veleshtë: Merr zjarr grumbulli i kashtës dëmton makinat në afërsi të saj. Ja detajet!

0

Me datë 01/03/2019 në 13:30 min në Stacionin e Policisë në Strugë nga ana e ekipit të Njësisë së Zjarrfikësve në Strugë është denoncuar se në afërsi te fshatit Veleshtë është djegur një grumbull kashte, me çka zjarri është përhapur dhe ka kapluar automjetet të cilat kanë qënë të lëna në parking. Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësisë së Zjarrfikësve Strugë. Të lënduar nuk ka. Ndërmirren të gjitha masat dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të rastit.
Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër Zyra për Marëdhënie me publikun