Arrestohen dy të punësuar në Bashkinë e Shkupit

0

Dy të punësuar në Bashkinë e Shkupit janë arrestuar në vendin e punës për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim kompjuterik, njofton zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Bëhet fjalë për punëtorë të sporteleve nga sektori i paraqitjes së taksave.

Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa opinioni do të njoftohet me informacione plotësuese.

Të punësuarit në Qytetin e Shkupit për “Makfax” thonë se kolegët e tyre të arrestuar për më shumë kohë janë të dyshuar në punën e tyre që kur është vërejtur se po mungojnë para në arkë.