Tensionet në protestë, dy persona ndjehen keq pas hedhjes së gazit, sulmohet makina e zyrtarit të policis

0

Tensionet vijojnë të shoqërojnë protestën e opozitës përpara parlamentit. Ndërkohë që kanë filluar edhe lëndimet e para të disa personave pas gazit lotsjellës të hedhur nga policia.  Një grua e cila është ndjerë keq ka përfunduar pa ndjenja.

Në ndihmë të saj kanë ardhur protestues të tjerë. Ndërkohë që edhe një person tjetër, një burrë është ndjerë keq. Ai është parë të shtrihet në dyshemenë e një prej dyqaneve përballë parlamentit.

 

protesta-makina

Nga ana tjetër protestuesit, ndërkohë që largoheshin pasi policia hodhi gazin lotsjellës, në shenjë revolte kanë thyer xhamat e makinës së shefit të Trafikut Urban në Tiranë, Taulant Gjoka. Makina ishte parkuar afër parlamentit, ndërsa i janë thyer xhamat në pjesën e përparme