Gati shihedhësja, policia e nxjerr në terren për protestën

0

Përveç gazit lotsjellës, policia ka nxjerrë në terren edhe një shihedhëse. Nuk dihet nëse policia do të vendosë ta përdorë për të shpërndarë turmën apo jo.

Aktualisht protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit ndërsa në sallën e parlamentit mazhoranca vazhdon seancën plenare.

Protesta e pasdites së sotme u shoqërua me disa momente tensioni dhe përplasje me policinë.