FOTO/ Kapsolla, tymuese përleshje me policinë, mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës

0

 

Ora 19:50 – Mbyllet seanca plenare, deputetët e PS-së dalin nga pedonale

 

ORA 19:45 – Protestuesit janë mbledhur sërish para godinës së Parlamentit, ndërkohë që deputetët e maxhorancës po miratojnë projektligjet në rendin e ditës.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. “Do fitojmë apo jo?”, “Edvin, kazan, legen”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

Disa nga protestuesit janë ulur këmbëkryq para Kuvendit, edhe pse Policia hodhi ndaj tyre gazlotjellës.

 

UPDATE- Kapsolla, tymuese, djegie gomash, shoqërojnë protestën e opozitës ditën e sotme.
Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akt të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës.

sterkaj
Deputeti i PS, Paulin Sterkaj

 

Klosi-garda3
KLosi duke i ikur sulmit te militanteve te PD

protesta-kuvendi

protesta-kuvendi-boti me uje

 

Ora 18:57 – Protestuesit rikthehen përpara parlamentit dhe vijojnë grumbullimin e tyre.

Ora 18:55- Sheshi para Parlamentit është boshatisur për momentin, pasi Policia ka hedhur disa herë gazlotsjellës.

Gazetari i “Panorama”, Juxhin Mustafaraj raporton nga terreni se Policia ka hedhur në drejtim të protestuesve disa herë gazlotsjellës dhe ka bërë që militantët e PD dhe LSI të shpërndahen. Në terren raportohet se janë prere valët e telefonit, ndërkohë që policia ka hequr dhe dritat në zonën para Kuvendit.
Policia ka sjell në Parlament dhe automjetin ujë hedhëse.

Ora 18:45 – Pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, duket se protestuesit përpara parlamentit janë spostuar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje që policia të mos hedhë më gaz për të helmuar protestuesit, ndërsa shtoi se ata do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri “sa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votën e krimit”.

Hidhni gaz lotsjellës sa të doni, por ju kurrë nuk do ndaloni dot urrejtjen që keni krijuar tek shqiptarët. Ne prapë do vijmë këtu dhe ju prapë do hidhni gaz. Por nuk do i ndaloni mallkimet e shqiptarëve. Mblidhuni të gjithë këtu ne nuk do ikim deri sa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votën e krimit”, tha Kryemadhi.

Ora 18:35 – Protestuesit kanë filluar të hedhin gurë, shkopinj e sende të tjera të

forta në drejtim të policisë

Ora 18:30 – Garda ka filluar të hedhë gaz lotsjellës drejt protestuesve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre, ndërsa bëjnë thirrje të vazhdueshme për ndalimin e dhunës nga protestuesit.

Ora 18:27 – Protestuesit janë përplasur me policinë duke tentuar të çajnë radhët e tyre dhe të futen në Kuvend. Me thirrjet “Rama ik” ata shtynë policët. Ndërkohë duken edhe deputetë të PD-së të cilët duket se po bëjnë përpjekje për të qetësuar turmën.

Ora 17:54 – Ndërkohë që tensionet vijojnë të shoqërojnë protestën e opozitës, FNSH ka hequr skafandrat duke vendosur maskat anti-gaz.

protesta-kuvend

protesta-kuvend

Ora 17:45- Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit. “Të nderuar qytetare. Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje te distancoheni nga veprimet e dhunshme. Policia do zbatojë ligjin”.

Ora 17:46- Protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë. Ndërkohë që prej fillimit të ajo është shoqëruar nga akte të vogla dhuna. Më herët protestuesit kanë hedhur tymuese e shashka ndërsa i vunë flakën edhe një gome.

Ora 17:25 – Vijon të jetë e tensionuar situata përpara parlamentit me protestuesit. Pas përpjekjeve për të çarë radhët e policisë tashmë ata i kanë dhënë flakën një gomë.

Protesta

djegia-gomat-opozita

Ora 17:14 – Pas sulmit ndaj ministrit Blendi Klosi, protestuesit kanë sulmuar edhe deputetin Paulin Stërkaj teksa ai përpiqej të futej në parlament për t’ju bashkuar seancës plenare.

Protestuesit e kanë shtyrë dhe sulmuar atë, në përpjekje për të penguar futjen e tij në Kuvend. Kanë qenë forcat e policisë ata që kanë bërë të mundur largimin e turmës nga deputeti.

Ministrat-deputetet-Gjiknuri

Ora 17:13 – Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla dhe shashka në drejtim të godinës së parlamenit dhe forcave policore të vendosura për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë edhe radhët e policisë.

protesta-opozita-parlamenti

Ora 17:05 –  Protesta e opozitës ka nisur me tensione ku vetëm pak momente më parë një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë. Për këtë arsye duket se deputetët e PS po futen nga një hyrje tjetër. Të shoqëruar nga garda ata po drejtohen nga Kalaja e Tiranës, për të shmangur incidente të mundshme.

Ora 16:54 – Kreu i PD-së ka lënë selinë blu dhe i shoqëruar nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi dhe ish-kryeministri Berisha ata shkojnë t’i bashkohen protestës përpara parlamentit.

protesta-opozita-parlamenti

Klosi-garda12

KLosi

Ora 16:50 – Ka nisur me incidente seanca plenare e lajmëruar sot në orën 17:00.

Protestuesit e opozitës kanë tentuar të bllokojnë hyrjen në Parlament të deputetëve dhe ministrave. Por incidenti është shënuar kur një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë.

Klosi-garda12

Klosi-gardaKlosi-garda1Klosi-garda3Klosi-garda5