Në Pollog zbulohen 34 automjete që transportojn udhëtarët me defekte

0

Gjatë aksionit të djeshëm të policisë së komunikacionit në rajonin e Pollogut, janë zbuluar mbi 30 makina që transportojnë udhëtarë e që janë me defekte. Bëhet fjalë për kontrolle të autobusëve, furgonave, mini-furgona.

Është konstatuar se çdo e pesta makinë ka pasur probleme me frenat. Nga komunikacioni janë shkyçur 34 makina.

Nga SPB Tetovë informojnë se dje në periudhën prej orës 08.00 deri në orën 13.00 në rajonin e Tetovës- Gostivarit, janë kontrolluar 148 makina, autobusë, furgona.

Prej tyre në rajonin e Tetovës, janë kontrolluar 72 dhe në Gostivar 76, ndërsa 114 janë dërguar në për kontrolle shtesë.