Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, ka vizituar , Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islam

0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, ka vizituar , Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame, për të uruar kreun e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, për pasaportën shqiptare që ka marrë ai këto ditë, akorduar direkt nga Presidenti Ilir Meta. Me këtë rast Ambasadori shoqërohej nga Sekretari i Parë i Ambasadës, Igli Pira. Reis’ul-Ulema Sulejman ef.

Rexhepi u falënderua për urimet e ngrohta nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, duke u shprehur i gatshëm për të thelluar bashkëpunimin midis dy institucioneve. Të njëjtën gjë potencuan edhe ambasadori shqiptar dhe shoqëruesit e tij.