Maqedoni, vijojnë afatet për përgatitjet për zgjedhjet presidenciale

0

Në pajtim me librin e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri sot duhet t’i formojë gjegjësisht t’i plotësojë Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) me anëtarë të rinj dhe zëvendës në vendin e anëtarëve dhe zëvendësve të cilëve mbi baza të ndryshme u është ndërprerë mandati dhe t’i publikojë në Gazetën Zyrtare.

Lidhur me listën zgjedhore, thirrjen publike dhe paraqitjen për votim, deri më sot, organi kompetent për zbatimin e sanksioneve në KSHZ duhet t’i dorëzojë të dhënat për personat të cilët janë në arrest ose ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg në bazë të evidencës të cilën e udhëheq.

Mbrëmë në mesnatë, skadoi afati në të cilin partitë politike të pushtetit dhe opozitës të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë i kanë fituar më së shumti vota, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve t’i dorëzojë propozimet për anëtarë të Këshillave Zgjedhore në Përfaqësitë Diplomatike Konsullare dhe zëvendësit e tyre.