Mbi situatën politike në Shqipëri: Pse i kritikoj të gjithë?!

0

Pse i kritikoj të gjithë?!

Vet nga natyra, kam një tip opozitarizmi për çdo aspekt që nuk shkon. Që pas përmbysjes së Sistemit të kaluar, nga prindrit tanë, duhet të ishte formuar një shtet i ri në strukturën Qeverisëse. Megjithëse u krijua pluralizmi politik, shohim në 28 vjet që riciklohen të njëjtat fytyra partiake. Dhe nëse përllogarisim gjithë këtë kohë si një Shtet Demokratik, Shqipëria nuk duhet të ishte kjo. Pra evidentojmë një regres në të gjitha aspektet qënjësore të mbarvajtjes së një shteti.
Gjithmonë Qeverisja dhe Opozita kanë qënë macja dhe miu, dmth i kanë qëndruar fleksibël rolit të tyre.
Por nëse shohim në gjithë këto vite, ç’farë është bërë për qytetarët ?
Le të dali një përfaqësues politik dhe le të thotë është bërë kjo gjë. Azgjë nuk është bërë!
Tani shohim një luftë të egër politike që realisht ka filluar prej kohësh, ku armë e kësaj lufte është ai “fshatari” dhe ai i “pa shkolluari” pra kategoritë që mund të kompromentohen lehtë.
Dhe këta të fundit përdoren nga subjekte të ndryshme për t’i dhënë fronin një udhëheqësi politik.
Dy situatat e fundit janë 21 Janari dhe 16 Shkurti, ku qytetarët janë përdorur për të përfituar pushtet.

Nuk gjej krahasim me Dhjetorin e 90′-ës, kur qytetarët të mbingarkuar nga perdia e ekurt, shpërthyen ndaj një regjimi mizor. Ska dyshim që Shqipëria nuk është mirë me Edi Ramën, këtë e dij dhe fëmija në barkun e nënës. Por ama nuk ka dyshim që Shqipëria nuk është mirë as me Ilirin dhe Monën. Dhe nuk ka ku të shkojm më keq, që nuk ka një opozitë që të mbroj interesat qytetare, me një lidership politik të katapultuar dhe aspak të aftë për të drejtuar opozitën.

E ç’a ka këtu për të mos kritikuar? Jemi në momente të vështira! Mund të shpëtojmë vetëm nëse mund të përjetojmë një Dhjetor si i 90′-ës, por ama jo vetëm kundër Ramës, por edhe kundrejt Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Nuk ndryshon shumë situata me atë para 90′-ës, sot mund të ketë shumë subjekte politike, por janë të njëjtat fytyra.

Shqipëria do të bëhet, vetëm kur këta të mos jenë më!

Nga: Armand Braho