Gostivar, tre autobus janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të parregullsive teknike

0

Policia rrugore gjatë kontrollit të djeshëm të automjeteve të cilët transportojnë udhëtar ka identifikuar parregullsi. Janë zbuluar tre autobus me probleme teknike në frena dhe një vozitës i cila ka qenë pa patentë të shoferit.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se në rrethinën e Gostivarit janë kontrolluar gjithsej 12 automjete (autobus dhe minibus).

“Tek tre janë konstatuar probleme teknike të frenimit, ndërsa një automjet është drejtuar nga një persona pa patentë shoferi. Të tre automjetet me probleme teknike menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa shoferëve dhe personave juridik iu është përgatitur kundërvajtje të paraparë me ligj”, thonë nga SPB Tetovë.

Në këtë rrethinë, dje janë zbuluar edhe 11 automjete të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga se është e lejuar.