Përleshja me Policinë/ Rivendoset kordoni i policisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës -LIVE

0

Shoqerohet me tensione dhe perplasje me policine protesta para Kryeministrise. Pasi u ça kordoni i Policisë që kishte rrethuar Kryeministrine, protestuesit kane tentuar te hyjne brenda kryeministrise ne tentative per te hapur dyert.

Ora 12:30

Rivendoset kordoni i efektiveve te policise ne pjesen para Kryeministrise. Protestuesit kane shperthyer ne thirrje te forta “Rama Ik”.

Ora 12:16

I vihet flaka deres se Kryeministrise. Protestuesit vijojne te qendrojne te palekundur para deres se Kryeministrise, nderkohe qe raportohet per thyerje xhamash ne dritaret e portes hyrese te Ktyeministrise.

protesta3protesta2

Ora 12:14

Pas nje situate tejet te tensionuar me perleshje e hedhje gazi lotsjelles, protestuesit vijojne te qendrojne ne skelen e montuar para Kryeministrsie.

Ora 11:50

Hidhet uje dhe gaz lotsjelles ne drejtim te protestueve per t’i larguar nga dyert e Kryeministrise. gazi lotjselles dhe uji ehste hedhur nga dritaret e poshte brenda kryeministrise, nderkohe qe edhe nga tarraca e godines.

Ora 11:49

Policia po apelon me megafon: “Te nderuar qytetar nderprisni veprimet e dhunshme”;  “Policia do te zbatoje ligjin”

Ora 11:45

Disa protestues pasi kane grisur rrethimin me mbulese jeshile te pjeses ballore te Kryeministrise kane hipur mbi skele duke tentuar te hyjne brenda. Po tentohet hapja e dyerve te Kryeministrsie.

Protestuesit e opozitës kanë nisur përleshjen me forcat  rendit.

Mësohet se synimi është rrethimi i Kryeministrisë dhe me pas për ta mbajtur këtë institucion të rrethuar.

Pas disa tentativash ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ndërkohë që po tentojnë të hapin derën e Kryeministrisë.

Protesta-kryeministria

1prot4