Tragjedia në Shkup-Tetovë: Në mesin e të plagosurve ka të rritur dhe të rinj, por jo edhe fëmijë

0

13 persona kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup-Tetovë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në press konferencen

Shtatë vdiqën në vend, dhe pesë të tjerë kanë vdekur Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.

E plagosur ka mbetur edhe një grua shtatzënë. Të gjitha ekipet mjekësore u thirrën në Spitalin e Qytetit “8 shtatori”. Ndër të plagosurit ka të rritur dhe të rinj, por jo fëmijë.

Dëshmitarët okularë thonë se situata është e tmerrshme dhe teksa kanë arritur ekipet urgjente, banorët lokalë u kanë ofruar ndihmë të lënduarve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, pranë fshatit Llaskarcë, ku u përmbys një autobus.

Në vendin e ngjarjes ka dhjetëra automjete të ndihmës së shpejtë.