Stoltenberg: I dëshiroj mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në NATO

0

Maqedonia sot u ulë së bashku me 29 vendet anëtare të NATO-s në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg sot në mëngjes e priti ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Ai tha se ngritja e flamurit të NATO-s para qeverisë së Maqedonisë së Veriut është një akt i madh, pas së cilës së shpejti pritet që edhe flamuri i Maqedonisë të valojë pranë 29 vendeve anëtare në selinë e NATO-s.

“Është mirë që vendit tuaj nuk do t’i drejtohen me emrin e gjatë dhe të rëndë, por do mund të themi Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment i madh për ne. Me të vërtet e vlerësojmë përparimin çka e keni bë dhe se pa angazhimin dhe lidershipin nga Qeveria e jua, nuk do të ishim këtu ku jemi sot në këtë takim ministror. Pash dje se flamuri i NATO-s u ngrit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me të vërtetë pres ditën kur do ta bëjmë të njëjtën, ta ngritim flamurin tuaj pranë 29 vendeve në selinë e NATO-s. Kjo është një ditë e madhe dhe pres ditën kur do të mund t’ju kemi anëtare të plotë kur të mbaroj procesi i ratifikimit në të gjitha 29 vendet e Aleancës”, tha Stoltenberg.