Filipçe: Numri i viktimave shkon në 13 (Video)

0

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, është prononcuar për rastin tragjik të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë.

“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku është rrokullisur një autobus me 50 udhëtarë. Ne kemi reaguar në kohë. Të gjithë institucionet shtetërore por edhe disa private janë kyqur. Janë pranuar 25 pacientë. Katër pacientë janë duke u hospitalizuar kurse ndaj dy prej tyre do të bëhet ndërhyrje kirrugjike. Numri i viktimave shkon në 13.” tha Filipçe

Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur.