Asani: Shumica e të lënduarve në gjendje kritike (Video)

0

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani tha se “në spital janë pranuar pesë pacientë. Përveç njërit i cili është me lëndime pak më të lehta, gjithë të tjerët janë me lëndime të rënda trupore që kërkojnë intervenim kirurgjikal”.

Ai tha se të gjithë kirurgët janë mbledhur dhe se për momentin pritet fluks më i madh i pacientëve të tjerë.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha numri i viktimave është 13 edhe 7 në vendngjarje dhe 5 të kanë humbur jetën në spital.

Ndërkaq sot, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur.