Derkoski: Jemi të angazhuar maksimalisht që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

0

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Raskovski, u takua me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të udhëhequr nga kryetari, Oliver Derkoski.

Në takim u diskutuan për çështjet aktuale lidhur me përgatitjen e të gjitha kushteve të nevojshme për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale në të tri komunat, Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

“Qeveria siguron mbështetje substanciale, në përputhje me autorizimet ligjore, për të siguruar përmbushjen e kërkesave ligjore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor sepse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përfitim i lartë demokratik, demokracia është forcuar dhe dyshimet janë hequr për çdo parregullsi”, tha Zaev në takim me anëtarët e KSHZ-së.

Derkoski dhe anëtarët e Komisionit theksuan se ata kanë punuar në mënyrë profesionale dhe e kanë informuar kryeministrin Zaev për aktivitetet e ndërmarra, duke përfshirë edukimin aktiv dhe efikas të anëtarëve të bordeve zgjedhore, si dhe komisionet zgjedhore komunale, me qëllim që në kohë, me dinjitet dhe plotësisht t’u përgjigjen detyrimeve ligjore para qytetarët.

“Jemi të angazhuar maksimalisht, me një intensitet më të madh të angazhimit të njerëzve dhe logjistikës, në përputhje me rregulloret ligjore, për të arritur përparësitë dhe qëllimet për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, tha Derkoski.