Kamioneta godet këmbësoren në Prishtinë, arrestohet shoferi

0

Një grua ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi të shtunën është goditur nga një kamionetë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Nga lëndimet e marra, gruaja, e cila ishte shtatzënë, ka humbur foshnjën duke abortuar. Raportohet se shoferi i kamionetës nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisk Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari (shoferi) është dërguar në mbajtje.