Rihapet gara për titull, Real Madrid fiton derbin ndaj Atleticos (VIDEO)

0

Real Madrid ka fituar sot derbinndaj Atletico Madrid me rezultatin 1-3 në “Wanda Metropolitano”.

Galaktikët e nisin mirë ndeshjen, ku në minutën e 16′ mesfushori brazilian Casemiro shënon një gol fantastik.

Djemtë e Simeones zgjohen nga gjumi në minutën e 25′ me golin e Antoine Griezmann.

Merengues kalojnë sërish në avantazh me golin e kapitenit, Sergio Ramos në minutën e 42′ nga pika e bardhë e penalltisë.

Reali nuuk ndal edhe pjesën e dytë, pasi në minutën e 74′ i futur në fushë Bale shënon golin e fitores për madrilenët.

Pas kësaj fitoreje Reali renditet në vendin e 2 me 45 pikë, ndërsa Atlettico Madridnë vendin e 3 me 44 pikë.