Eliot Engel i kërkon Trumpit ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

0

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese Eliot l. Engel i bëri thirrje administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ta mbështesë anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore të ardhshme në NATO.

Në letrën dërguar sekretarit shtetëror Mike Pompeo, lideri i Komitetit për Punë të Jashtme potencon se anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ndihmojë të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan.

“Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ketë dobi të konsiderueshme jo vetëm për Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por edhe për SHBA-në dhe vendet tjera anëtare”, thuhet në letër.

 

Në të gjithashtu potencohet se anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në Aleancë është shenjë e qartë për qëndrueshmëri të vazhdueshme të NATO-s në shekullin 21.

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës përfaqësuese, në letër fuqishëm e inkurajon administratën e Trumpit të veprojë shpejtë për progresin e Maqedonisë Veriore në rrugën e saj të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.