230 euro gjobë për shqiptarin në Mal të Zi, sepse vendosi flamurin kombëtar mbi çatinë e shtëpisë

0

Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi është dënuar në shumën prej 230€ për shkak se për festën e Ditës së Flamurit kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e vet. Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare, informon INA. I pari i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmes faqes së vet në rrjetin social facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postin e z. Gjeloshaj.

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!
Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!
Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,
NGJ