Zaev: Në qershor mund t’i fillojmë negociatat me BE-në.

0

Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Sofje tha se Maqedonia mund t’i fillon negociatat me Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Me kryeministri bullgar, Bojko Borisov diskutuan për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Zaev pas takimit edhe një herë shprehu falënderimin e tij për Borisovin dhe kabinetin e tij që gjatë presidencës bullgare me BE-në dha nxitjen për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Zaev tha se tregtia me Bullgarinë ka shënuar rritje menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për marrëdhënie për fqinjësi të mirë.

Borisov tha se për momentin shkëmbimi tregtar në mes vendeve arrin shumën e 605 milionë eurove.