Dendësi e mjegullave në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, ulet dukshmëria

0

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Në vendin e quajtur Strazhë dhe Mavrovë ka ulje të dukshmërisë deri në 30-50 metra, ndërsa në Kodrën e Diellit dukshmëria është deri në 20 metra.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, paralajmërojnë se janë të mundshme rrëshqitje të dheut në luginat e vendit. Nga atje bëjnë thirrje që të keni kujdes me vozitjen dhe shpejtësinë e veturave.