Carovska: Gjatë këtij viti do të ndërtohen 11 çerdhe në disa komuna

0

“Gjithsej 11 çerdhe do të ndërtohen gjatë këtij viti në pjesë të ndryshme të Maqedonisë, me mbështetje të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale”.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska sot ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve.

Në listë për ndërtimin e çerdheve të reja janë komunat: Gjorçe Petrov, Kumanovë, Kavadar, Bërvenicë, Bosilovë, Vrapçishtë, Shuto Orizarë, Demir Kapi, Shtip dhe 2 objekte në Komunën e Gazi Babës.

Carovska tha se më ndërtimin e këtyre çerdheve kapaciteti i fëmijëve do të rritet për 860 fëmijë, ndërkohë që do të hapen së paku edhe 100 vende të reja të punës.

Ministrja Carovska iu bëri thirrje komunave që të konkurrojnë me projekte cilësore për ndërtimin e çerdheve të reja, për shkak se përveç në buxhetin e ministrisë përkatëse për të njëjtin qëllim në dispozicion janë edhe 15 milion euro nga Banka Botërore.

Për këtë qëllim nga buxheti i MPPS-së janë siguruar 85.3 milionë euro pa TVSH.