Po përgatitet një bashkëpunim mes treshes shumë të pëlqyer nga publiku.
Një fotografi e postuar në rrjetin social Instagram nga reperi Capital T ka bërë të gjithë fansat që të dyshojnë për një bashkëpunim mes tyre.
Në foto shihen këngëtarët Alban Skenderaj dhe Yll Limani, ndërsa përshkrimi i fotos janë vetëm disa nota muzikore dhe kjo sikur e konfirmon se ata po punojnë në një projekt bashkë.
Yll Limani është kontaktuar nga Gazeta Express, por nuk ka dashur të konfirmojë asgjë, megjithëse as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Megjithëse ata nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë më parë, Albani dhe Capital bashkë kanë një këngë që ka qenë një hit i madh. ‘Një ëndërr’.