Reshje të dendura në Australi pas temperaturave rekord të nxehta (VIDEO)

0

Pas temperaturave të larta që kanë shënuar rekorde të reja, Australia është përfshirë nga reshjet e dendura sidomos në rajonin lindor të Queenslandit në Australi.

Sipas parashikimeve metereologjike situate do të vazhdojë për një javë.

Shumë banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve të vazhdueshme në qytetin bregdetar, Taunsville.

Rajoni lindor i Australisë është i pasur me zink, argjend, bakër dhe hekur. Për dallim nga ky rajon, pjesa jugore e vendit është përballur me temperatura shumë të larta. Raportohet se rreth 190 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në ishullin jugor të Tazmanisë.