Emocionuese, nëna i rrëfen djalit të verbër çdo ndeshje futbolli

0

Silvia Grecco nga Sao Paolo dhe djali i saj i shikojnë të gjitha ndeshjet e Sao Paolo Palmeiras në stadium, ku gruaja ia tregon djalit çdo gjë që ndodhë në fushë, pasiqë ai është i verbër, shkruan rtv21.tv Silvia Grecco dhe djali i saj, Nickolas, 12 vjeç janë bërë të famshëm për ekipin e Sao Paulos Palmeiras, pasi nëna ishte zbulur në TV vitin e kaluar, duke treguar një nga ndeshjet e tyre nga tribunat. “I përshkruaj detajet: ky lojtar ka veshur mëngë të shkurtra, ngjyrën e çizmeve të futbollit, ngjyrën e flokëve”, tha Grecco, 56 vjeçare, gjatë një ndeshjeje të kohëve të fundit të zhvilluar ndërmjet Palmeiras dhe Botafogo de Ribeirao Preto. Ajo shtoi se i tregon pothuajse çdo gjë Nickolas-it.

“Çdo gjë që unë shoh dhe ndjej, i them atij, madje edhe kur kam nevojë për të mallkuar gjyqtarin!”, tha ajo. Nuk është hera e parë që tifozët me aftësi të kufizuara kanë shkaktuar “bujë” në media sociale thjesht duke ndjekur sportet që ata dëshironin. Gjatë Kupës Botërore të 2018 në Rusi, një video e një tifozi kolumbian që i tregonte mikut të tij të shurdhë rpër një ndeshje kundër Polonisë, duke përdorur levizjet e dorës ishte bërë virale. Po ashtu, një përkthyes brazilian pastaj kishte treguar një teknikë të ngjashme me një grup tifozësh të shurdhër në Sao