Ndotja e ajrit, sot do të protestohet sërish para Kuvendit të Maqedonisë

0

Për shkak të moszgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit, sot do të protestohet sërish para Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Botasot.

Protesta do të mbahet sot, e shtunë, me fillim prej ora 13:00.

Në njoftim thuhet se: “Mushkëritë tanë e thithin ajrin më të ndotur në botë. A mendoni se e meritojmë apo mendoni se jemi imunë?”, pyesin të revoltuar organizatorët e protestës në njoftimin për protestën.

Ata rikujtojnë se njëra nga shkaqet e vdekjes së hershme është edhe ajri i ndotur në Maqedoni.