Benzema drejt historisë, e kalon me gola Hugo Sanchezin

0

Në Real Madrid, Karim Benzema vetëm po vazhdon të bëjë histori, pasi ai është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë ndonjëherë me 209 gola.

Benzema e ka kaluar një sulmues të madh të klubit siç është Hugo Sanchez me një gol më shumë.

Ai shënoi në stadiumin Montilivi kundër Girona në Kupën e Mbretit, pas një harkimi të Dani Carvajal.

Embedded video

Tani ai është golashënuesi i gjashtë më i madh i klubit,ku ai nuk është shumë larg nha Ferenc Puskas me 242 gola.

Para tyre janë Santillana më 290 gola, Alfredo Di Stefano me 308 gola, Raul Gonzalez me 323 gola dhe në fund Cristiano Ronaldo në 451 gola.

Benzema shpesh është akuzuar se nuk ka shënuar gola të mjaftueshme.

Ai ka shënuar 136 gola në La Liga, 47 në Ligën e Kampionëve, 20 në Kupën e  Mbretit , tre në Kupën e Botës për klube, dy në Superkupën Spanjolle dhe një në Superkupën Evropiane.

Ai ka shënuar në të gjitha garat ku ka luajtur me Real Madridin.