Tre ish-ministra dhe zv.ministra në Bujqësi këtë mëngjes janë arrestuar, lidhur me hetimet për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënies së tokës shtetërore bujqësore.
Siç njoftohet, në aksionin e MPB-së janë arrestuar ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish-zv.ministri Kristijan Dellev.
Tre të arrestuarit janë marrë në pyetje në gjykatë, ndërsa i dyshuari i katërt është deputeti aktual Ljupço Dimovski, i cili kërkohet nga policia.
Për momentin nuk ka detaje tjear nga policia.