30 ditë paraburgim për ish-funksionarët e Bujqësisë së Maqedonisë

0

Gjykata sot miratoi masën e paraburgimit për ish-ministrat dhe zëvendësministrat e dyshuar të bujqësisë. Të dyshuarit janë ish-zyrtarët Aco Spasenovski, Mihail Cvetkov, Ljupço Dimovski dhe Kristian Delev për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave.

Ata akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat gjatë ndarjes së ndihmës bujqësore dhe dhe dhënien me qira të tokave shtetërore.

Pasi që disa orë janë marrë në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Gjykata Mihail Cvetkovit dhe Kristian Delevit iu ka caktua masën e 30 ditë paraburgim, ndërsa për shkaqe shëndetësore Aco Spasenovskit iu është caktua masa e burgut shtëpiak. Ish-ministrit dhe deputetit aktual Ljupço Dimovskit është thirrur në imunitetin e deputetit dhe do të thirret në gjykatë për tu pyetur pasi që të krijohen kushtet për këtë.

Prokurorja Vilma Ruskovska pas marrjes në pyetje deklaroi se Gjykata ka kërkuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit.