Ministri i Arsimit, Arbër Ademi: Analiza, bazë për ndërtimin e koncepteve dhe politikave arsimore

0

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot mori pjesën në prezantimin e Analizës së sistemit për vlerësim në arsimin fillor dhe të mesëm, e përgatitur me përkrahjen e UNICEF-it dhe OECD-së.

“Reformimi thelbësor i sistemit nacional arsimor dhe vendosja e bazave për avancimin e mëtejshëm të tij, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore, trendet dhe praktikat pozitive në arsim në përmasa globale, nuk është fare e lehtë që të mund të kryhet në afat të shkurtër”, theksoi ministri Ademi në fjalën e tij.

Qeveria, ka shtuar ai, është e vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në arsim.

“Ne jemi të vetëdijshëm se nevojiten ndryshime të këtilla dhe jemi të kënaqur dhe falënderues që nuk jemi të vetëm në zbatimin e vizionit tonë për arsim më cilësor. Sidomos për ne është shumë me rëndësi përkrahjen që e kemi nga partnerët tanë të jashtëm, si OECD dhe UNICEF, që kanë qëllime të sinqerta për të kontribuuar në ndërtimin e një shoqërie që bazohet në dituri”, nënvizoi Ademi, duke shtuar se analizat, sugjerimet dhe propozimet për masat, projektet dhe për të iniciuar zgjidhje sistematike, çdoherë për ne dhe shtetin tonë kanë qenë të një rëndësie të veçantë.

Më duhet te theksoi, tha ministri, se edhe kjo analizë më e re për gjendjen në sistemin nacional arsimor në Maqedonisë, që e kanë kryer ekspertët e OEDC-së dhe UNICEF-it, për ne si Qeveri është me rëndësi të madhe për konceptimin e të gjitha politikave arsimore të ardhshme dhe hapave që do t’i ndërmarrin, dhe gjithë këtë me qëllimin final – të krijojmë sistem arsimor sa më cilësor, sistem që do të krijojë gjenerata gjithnjë më të mira të nxënësve që, me kohë, do të marrin rolin e tyre në shoqëri.