“27 prilli” Ruskoska: Amnistia nuk duhet të ndikoj tek vendimi për të akuzuarit e tjerë

0

Në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, prokuroret Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçeva thanë fjalët përmbyllëse për rastin.

Gjykimi vazhdoi për 18 të akuzuarit pasi Ligji për amnisti ndaloi procesin gjyqsor për për 15 të akuzuarit e tjerë, përfshirë këtu edhe deputetët Krsto Mukoski, Saso Vasilevski, Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski.

Prokurorja Ivana Trajçeva tha se më 27 prill të vitit 2017, të akuzuari gjatë mbajtjes së seancës konstituive në Kuvend kanë pasur për qëllim të rrezikojnë rendin kushtetues të shtetit, dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar akte dhune dhe kanë rrezikuar jetën e deputetëve, gazetarëve dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit.

Prokurorja Villma Ruskoska tha se shumë gjëra kanë ndryshuar në sallën e gjyqit dhe jashtë saj që nga fillimit i gjykimit.

“Dëshmia për mua si person ka shkaktuar një ndjenjë të pakëndshme dhe turp për traumën e përjetuar në shtëpinë më të lartë ligjvënëse”, tha Russkoska.

“Ligji për amnisti ndikon në ndjenjën e mosndëshkimit,” shtoi prokurorja. Ajo tha se Gjykata nuk duhet të niset nga fakti se dikush është kërcënohet me 10 vite burg kurse dikush është liruar me amnisti. Ruskoska theksoi se më të rëndësishme janë provat, sepse atë ditë qytetarët panë shumë dhunë.

Ruskoska pastaj në argumentet përmbyllëse për secilin prej të akuzuarve paraqiti rolin e tyre në sulmin e 27 prillit.

Të pa amnistuar mbetën të akuzuarit: Mitko Qafkov, Mitko Peshev, Dushko LLayarov, Goran Gjoshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Munir Pepiç, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski-Koljo, Jane Qento, Goranqe Angellovski, igor Durllovski, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Vllatko Trajkovski, Villijam Mihajllovski.